Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka reaguar ashpër pas vazhdimit të arrestimeve të kriminelëve serbë në veri të Kosovës, raporton Fol Drejt.
“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia.”, shkroi Borrell në Twitter.
Ai shtoi se pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm dhe tha se kjo nuk do të tolerohet. /FolDrejt/