Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologu i saj serb, Aleksandar Vuçiq janë takuar sot në New York.
Ky takim mes tyre vie nën organizimin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, ku pjesë qenë edhe katër presidentë tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton.
Presidentja Osmani përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook ka përcjell mesazhe pas takimit.
“Integrimi euroatlantik vazhdon të jetë rruga e vetme për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe përtej tij. Në takimin e sotëm të organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në New York, ritheksova se dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik”, ka shkruar ajo.