Përfaqësuesi i Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, iu ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i shtojnë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje.
Pak para takimit me ministrat e Jashtëm në NATO-s, teksa po fliste për situatën në veri të vendit, Borrell ka thënë se së bashku me KFOR-in, EUELX-i do të ruanin stabilitetin në veri të Kosovës dhe në pjesën e kufirit me Serbinë.
“…Është i rëndësishëm bashkëpunimi me BE-në dhe NATO-n në veri të Kosovës, Misionin i EULEX-it dhe bashkëpunimi i fortë me KFOR-in për ndihmë në momente të vështira. Ne do të vazhdojë të sigurojmë stabilitet në këtë pjesë të Kosovës (pjesën veriore) dhe atë të kufirit me Serbinë. EULEX ka luajtur një rol të rëndësishëm ndër vite dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Por, ne iu bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rrisnin përpjekjet për marrëveshje…”, ka thënë Borrell.