Marrëdhëniet midis Kinës dhe Evropës do të përcaktohen nga sjellja e Pekinit, përfshirë atë që po ndodh me Tajvanin, tha sot përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Josep Borrell.
Ai foli përmes lidhjes video në fillim të një takimi të ministrave të jashtëm të Grupit të Shtatë (G7) në Japoni, duke theksuar dy tema që janë vënë në fokus përpara takimit tre-ditor: nevojën për një qasje të unifikuar ndaj Kinës dhe shqetësimet rreth Tajvani, raporton Reuters.
“Gjithçka që ndodh në ngushticën e Tajvanit do të ketë shumë kuptim,” tha Borrell, duke theksuar nevojën për të bashkëpunuar me Kinën dhe për të mbajtur të hapur komunikimin./FolDrejt/