Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, ka marrë pjesë në hapjen e Forumit Humanitar Evropian, ku ka theksuar se nevojat humanitare janë në kulmin historik, të rënduara nga agresioni i Rusisë në Ukrainë, shkruan Fol Drejt.
“Mora pjesë në hapjen e Forumit Humanitar Evropian. Nevojat humanitare janë në kulmin historik, të rënduara nga agresioni i Rusisë në Ukrainë”, shkroi Borrell në Twitter.
Ai shtoi se duhet të zgjerohet baza e donatorëve, të sigurohet respekt për DNH dhe të forcohet lidhja e trefishtë – ndihma humanitare, zhvillimi dhe ndërtimi i paqes. /FolDrejt/