Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka bërë të ditur se ka ftuar në një takim në Bruksel kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Por, pas pak minutash ai e fshiu postimin në fjalë dhe e bëri një postim të ri, ku nuk përmendet dita e takimit. Pra, në postimin e parë ai i ftoi duke thënë që ftesa është për sot, ndërsa në postimin e dytë ai e largoi fjalën “sot” nga postimi.
“I kam thirrur krerët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiqin dhe Albin Kurtin në Bruksel për takime urgjente, për të gjetur rrugën e daljes nga kriza aktuale
Kemi nevojë për de-përshkallëzim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në”, shkroi ai, përcjell Fol Drejt.
Dy postimet e bëra nga Borrell: