Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili akoma po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pranuar një thirrje telefonike nga Kili, ku bisedoi me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili po qëndron në Kili.
Ai tha se megjithëse të dy janë larg vendeve të tyre, gjetën kohën për të diskutuar situatën aktuale dhe për të vazhduar dialogun në mes Kosovës e Serbisë.
“Falënderoj Josep Borrellin për telefonatën nga Kili. Ndonëse të dy larg shtëpisë, në dy kontinente, por në një zonë kohore, gjetëm disa momente për të diskutuar për situatën aktuale dhe për të vazhduar dialogun e ardhshëm në rajonin tonë. Ai përsëri e falënderoi Kosovës që mbështeti sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, shkroi Kurti, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se Kurti po qëndron ende në ShBA, ku me ftesë të familjes Albright, së bashku me presidenten Osmani morën pjesë në varrimin e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright.