Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell lidhur me kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO ka thënë se “Nuk është një çështje themelore për momentin”.
Në një intervistë për televizionin shtetëror RTVE të Spanjës, Borrell tha se “Kërkesa e Ukrainës për anëtarësim në NATO nuk është një çështje themelore për momentin. E rëndësishme është të vazhdojë mbështetja ushtarake për këtë vend dhe vazhdimi i sanksioneve kundër Rusisë ashtu si deri më tani”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Për herë të parë BE-ja përdori fondet që ka për të blerë armë dhe për t’i dorëzuar këto ndaj një vendi në situatë lufte”, tha Borrell i cili shtoi se SHBA-ja me kontributin e saj ka ndihmuar që Ukraina të mbrojë veten e saj.
Duke mbrojtur idenë e tij se BE-ja duhet të vazhdojë duke rritur qëndrimin e saj që ndjek në luftën Rusi-Ukrainë, Borrell deklaroi: “BE-ja po merr vendime efektive, të fuqishme dhe sanksione gjithëpërfshirëse që shumë vende nuk kanë mundur t’i bëjnë kundër Rusisë. Përveç ruajtjes së atyre ekzistuese, prioritetet aktuale janë më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën, më shumë sanksione kundër Rusisë dhe pjesëmarrje në luftën diplomatike globale”.
Borrell akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se e “ka bërë të pamundur përfundimin e luftës” dhe ka potencuar se “Kërcënimet e Putinit duhet të merren në konsideratë. Çdo lloj rreziku është i mundshëm. Këtu përfshihet edhe kërcënimi bërthamor. Kina, India dhe vendet e tjetra kanë theksuar se ky kërcënim duhet të mbahet jashtë. Ky është një kërcënim i vërtetë edhe se e lë vetëm Rusinë”.
Në vlerësimin e tij lidhur me kufizimet që BE-ja ka vendosur kundër turistëve rusë, Borrell tha: “Ne dëshironim të kufizonim rrjedhën intensive të turistëve sepse nuk dukej shumë logjike që rusët të ishin të pranishëm duke pirë në qytetet dhe plazhet e Evropës ndërsa Rusia po shkatërronte dhe bombardonte Ukrainën, por tani ndodhemi në një situatë tjetër. Të drejtat e njeriut dhe e drejta e strehimit është ende në fuqi. Duhet të ndajmë nga njëri-tjetri turistët dhe ata që largohen nga lufta”./FolDrejt/