Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së do të takohen sot në Bruksel në Këshillin e rregullt të BE-së në maj, ku pritet të diskutohet për vendosjen e embargos për importin e naftës ruse për shkak të sulmit ndaj Ukrainës.
“Ministrat e Jashtëm të BE-së nuk mund të jenë të sigurt se një marrëveshje për një embargo të naftës ndaj Rusisë do të arrihet sot”, tha ministri i jashtëm i BE-së, Josep Borrell.
Ai shpjegoi se ka “pozicione të forta të disa shteteve anëtare”, raporton Reuters./FolDrejt/