Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borej, në një intervistë për portalin evropian “Euraktiv” ka thënë se BE-ja praktikisht i ka ezauruar të gjitha mundësitë në fushën e sanksioneve kundër Rusisë.
“Nuk ka shumë për të bërë nga pikëpamja e sanksioneve, por ne mund të vazhdojmë të rrisim mbështetjen financiare dhe ushtarake,” tha Borrell pas një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE dhe Stokholmit.
BE miratoi së fundmi paketën e 10-të të sanksioneve kundër Rusisë, transmeton Fol Drejt.