Anëtarët e BE-së duhet të miratojnë paketën e 10-të të sanksioneve kundër Rusisë këtë javë, u tha gazetarëve shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Ai do të miratohet në orët në vijim. Para datës 24 (shkurt) në çdo rast”, tha ai.
Masat, të cilat ende kërkojnë miratimin unanim të të gjitha shteteve të BE-së, do të synojnë katër banka të tjera ruse, importet nga Rusia dhe eksportet në Rusi duke përfshirë automjete të rënda, ndër të tjera. /FolDrejt/