Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pas takimit me kryeministrin Kurti ka thënë se situata aktuale në Kosovë është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme, prandaj duhet gjetur një zgjidhje përmes dialogut, raporton Fol Drejt.
“Takova kryeministrin Albin Kurti në Bratisllavë për të diskutuar tensionet në veri të Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme.”, shkroi Borrell në Twitter.
Borrell theksoi se është e nevojshme që gjendja të de-përshkallëzohet urgjentisht dhe të gjendet një zgjidhje përmes dialogut për t’iu rikthyer punës për zbatimin e Marrëveshjes së arritur. /FolDrejt/