Pas takimit të sotëm, në një konferencë për media, shefi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka bërë me dije se dy palët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë shprehur gatishmërinë për zbatimin e planit evropian.
”Palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre sa i përket zbatimit të saj. Kemi një storie të gjatë të marrëveshjes që nuk është realizuar ende, dhe palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre që ta vazhdojnë zbatimin e saj”, ka thënë Borrell.
”Ata shprehën gatishmërinë e tyre, për të zbatuar marrëveshjen, por ende nevojiten negociata të tjera për të përcaktuar modalitete të ndryshme”, ka shtuar tutje.
Borrell bëri me dije se do ta thërrasë edhe një takim tjetër gjatë marsit, me qëllim që të finalizohen diskutimet për zbatimin e aneksit, që do të udhëzojë fazat e zbatimit.
”Unë do të thërras edhe një takim tjetër gjatë marsit, me qëllim që të finalizojmë diskutimet për zbatimin e aneksit, që do të udhëzojë fazat e zbatimit”.
”Kjo është pjesë e marrëveshjes dhe duhet të finalizohet”, ka shtuar Borrell./FolDrejt/