Josep Borrell, që mban pozitën e përfaqësuesit të Lartë të BE-së, ka bërë me dije se kanë paraqitur një propozim si rrugëdalje nga situata e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë.
Para se të nisë punën Këshilli i Ministrave, Borrell ka bërë me dije se temë diskutimi do të jetë çështja e Ballkanit Perëndimor.
“Këtë fundjavë në Paris takova kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq. Jemi të pakënaqur në prag të një krize tjetër. Duhet të dalim nga pikëpamjet e krizës dhe të kërkojmë një qasje drejt zgjidhjes. Ne kemi paraqitur një propozim, propozim që duhet diskutuar si një rrugëdalje e mirë nga kjo situatë”, ka thënë Borrell./FolDrejt/