Bashkimi Evropian (BE) ka dënuar përdhosjen e fundit të Kuranit në Suedi dhe Danimarkë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se blloku evropian “rithekson refuzimin e saj të fuqishëm dhe të vendosur të çdo forme të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës fetare”. Ai theksoi rëndësinë e respektimit të diversitetit dhe komuniteteve të tjera fetare.
“Përdhosja e Kuranit ose e çdo libri tjetër që konsiderohet i shenjtë është ofendues, mos respektues dhe një provokim i qartë. Shprehjet e racizmit, ksenofobisë dhe intolerancës nuk kanë vend në BE”, tha Borrell.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së gjithashtu bëri thirrje për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.
“Këto akte të kryera nga provokatorë individualë u sjellin dobi vetëm atyre që duan të na përçajnë neve dhe shoqëritë tona”, shtoi ai.
Në muajt e fundit janë parë akte të përsëritura të djegies apo përdhosjes së Kuranit nga figura apo grupe islamofobe, veçanërisht në vendet e Evropës veriore dhe ato nordike, duke shkaktuar zemërim nga vendet muslimane dhe nga e mbarë bota.