Vendet perëndimorë duhet ta reduktojnë varësinë e tyre ndaj Kinës, mirëpo nuk mund ta vendosin këtë shtet në të njëjtën kategori me Rusinë, ka thënë njëri prej diplomatëve kryesorë të BE-së, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Është e qartë që Kina po konsolidon një epokë të re të politikës së jashtme, dhe të brendshme gjithashtu, që Kina po bëhet gjithnjë e më shumë më e sigurt, më tepër e mbështetur te vetja”, u tha gazetarëve shefi i Politikës së Jashtme, Josep Borrell gjatë takimit të tij me G7 në qytetin gjerman të Muenster-it.
“Është e qartë se ne duam të reduktojmë varësitë tona, duam të adresojmë dobësitë tona, të forcojmë qëndrueshmërinë tonë,” shtoi ai. “Por për momentin, shumë vende anëtare kanë një marrëdhënie të fortë ekonomike me Kinën dhe nuk mendoj se ne mund ta vendosim Kinën dhe Rusinë në të njëjtin nivel.”/FolDrejt/