Komisioneri Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, përshëndeti sot anëtarësimin e Finlandës në NATO, duke theksuar se tani 22 nga 27 shtetet anëtare të BE-së janë gjithashtu anëtarë të Aleancës.
“Kjo e bën BE-në më afër NATO-s dhe forcon të dy blloqet. Shpresojmë që Suedia të vijë së shpejti tek ne”, tha Borrell në një video të postuar në profilin e tij në Twitter.
Ai deklaroi se BE-ja është e përkushtuar për të vazhduar angazhimin konstruktiv me Kinën, me qëllim zgjidhjen e sfidave globale, transmeton Fol Drejt.