Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka mbajtur një konferencë për media pas takimeve që ka zhvilluar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Borrell ka bërë të ditur se ua ka bërë palëve një propozim për ta shmangur përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, por sipas tij, këtë propozim e ka refuzuar Kurti, njofton Klankosova.tv.
Sipas kryediplomatit të BE-së, propozimi në fjalë ka qenë i pranueshëm nga Vuçiqi.