Kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha se beson se Rusia nuk do të jetë e gatshme të negociojë ndërkohë që ende po përpiqet të fitojë luftën në Ukrainë dhe se nuk është optimist për atë që mund të ndodhë këtë verë.
“Unë shoh përqendrimin e trupave nga të dyja palët, vullnetin e qartë të Rusisë për të provuar të fitojë luftën,” tha Borrell në një ngjarje në Barcelonë, sipas Reuters, përcjell Fol Drejt.
Ai shtoi se Rusia ka sinjalizuar vazhdimisht se nuk do të ndalojë fushatën e saj ushtarake derisa të arrihen qëllimet e saj ushtarake./FolDrejt/