Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se shpreson për një qasje konstruktive nga Kosova dhe Serbia pas takimit të sotëm në Bruksel, raporton Fol Drejt.
“I urova mirëseardhjen presidentit Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit Albin Kurti në Bruksel për takimin e nivelit të lartë të Dialogut Beograd – Prishtinë.”, shkroi Borrell në Twitter.
Borrell kujtoi se në rendin e ditës ishte propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve dhe theksoi se shpreson për një qasje konstruktive nga të dy palët. /FolDrejt/