Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se shpreson se vendet anëtare do të jenë në gjendje të miratojnë një këst tjetër prej 500 milionë eurosh nga paratë e ndihmës për Ukrainën në takimin e sotëm, raporton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Duke folur përpara takimit të ministrave të jashtëm, ai tha se shpresonte se anëtarët e BE do të arrinin një marrëveshje për fondet, të cilat janë pjesë e Mjetit Evropian të Paqes./FolDrejt/