Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar se sot do të informojë liderët e Këshillit Evropian për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, raporton Fol Drejt.
“Dje në Këshillin Evropian, ne rikonfirmuam mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe gatishmërinë për të ofruar angazhime të ardhshme të sigurisë.”, shkroi Borrell në Twitter.
Ai theksoi se sot do të ketë një diskutim të rëndësishëm për Kinën dhe sigurinë ekonomike, ndërsa shtoi se do të informojë liderët për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. /FolDrejt/