Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se sot janë bërë disa përparime, por duhet më shumë punë, raporton Fol Drejt.
“Presidenti Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti sot janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime të mëtejshme për Propozimin e BE-së – “Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Borrell në Facebook.
Borrell shtoi se sot janë bërë disa përparime, por duhet më shumë punë. /FolDrejt/