Josep Borrell, që mban pozitën e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian ka thënë sot se sytë e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor janë sot në Ohër.
Kështu ka reaguar Borrell për shkak të takimit të sotëm mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, ku do të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim më 27 shkurt në Bruksel.
“Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë sot te Ohri. Pas diplomacisë intensive të anijes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ne do të diskutojmë me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti për aneksin e zbatimit – një pjesë integrale e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter./FolDrejt/