Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ku ndër të tjera kanë diskutuar edhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, raporton Fol Drejt.
Borrell shkroi në Twitter se kishte një diskutim të thelluar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres mbrëmë përpara konferencës së tij vjetore në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“Diskutuam për Ukrainën, përpjekjet për të trajtuar ndryshimet klimatike, zhvillimet në Amerikën Latine, MEPP, Etiopi, Sahel dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.”, shtoi Borrell. /FolDrejt/