Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, tha sot se trajnimi i pilotëve ukrainas për të drejtuar avionët luftarakë F-16 të gjeneratës së katërt tashmë ka filluar në disa vende, përfshirë Poloninë.
Siç raporton korrespondenti i agjencisë ukrainase Unian, Borrell, para takimit të ministrave të mbrojtjes së BE-së, tha se ishte i kënaqur që trajnimi i pilotëve ukrainas në aeroplanët F-16 më në fund kishte filluar në disa vende.
“Do të duhet kohë, por sa më shpejt aq më mirë,” tha Borrell, transmeton Fol Drejt.