Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thotë se pushtimi rus i Ukrainës ka qenë një “thirrje zgjimi” për bllokun dhe se Kievi duhet të triumfojë në konflikt, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Josep Borrell tha në një postim në Twitter se ofensiva e Moskës kishte “theksuar rëndësinë e politikës sonë të përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes”.
“BE ka reaguar fuqishëm dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën. Ukraina duhet të fitojë luftën në mënyrë që të fitojë paqen”, shtoi ai./FolDrejt/