Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se urdhër arresti ndaj Vladimir Putinit është fillimi i procesit të përgjegjësisë, shkruan Fol Drejt.
“Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për lëshimin e një urdhër-arresti për Vladimir Putin për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm dhe transferimit të fëmijëve nga Ukraina në Rusi është fillimi i procesit të përgjegjësisë.”, shkroi Borrell në Twitter.
Borrell shtoi se vlerëson dhe mbështet punën e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve. /FolDrejt/