Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se zgjerimi i unionit është më i rëndësishëm se kurrë, raporton Fol Drejt.
“Zgjerimi është më i rëndësishëm se kurrë. Në momentet kur po ndërtojmë një Bashkimi Evropian të fortë, elastik dhe të begatë, këtë e bëjmë me të gjithë partnerët dhe popujt tanë që duan të jenë pjesë e një të ardhmeje të përbashkët, të gatshëm për shumë sfida përpara.”, shkroi Borrell në Twitter. /FolDrejt/