Sipas Sky Germany, mesfushori i Liverpool, Naby Keita është në radarin e klubeve të Bundesligës, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig për verën e ardhshme, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Keita nuk ka gjasa të rinovojë kontratën me Liverpoolin dhe ajo do t’i përfundojë në fund të sezonit. Prandaj, të dy klubet gjermane kërkojnë ta nënshkruajnë me të falas. /FolDrejt/