Sipas Defensa Central, Real Madridi është admirues i madh i sensacionit adoleshent të Dortmundit, Jude Bellingham, dhe si pjesë e hapjes së bisedimeve mes të dy klubeve, emri i të huazuarit të Real Madridit, Brahim Diaz, është shfaqur, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Klubi nga Bundesliga e vlerëson anglezin më shumë se 100 milionë euro dhe ekipe si Chelsea, Manchester City dhe Manchester United po e ndjekin gjithashtu nga afër.
Kjo e ndërlikon ndjekjen e Los Blancos, por ata janë informuar se Dortmundi dëshiron të përfshijë Brahim Diaz në marrëveshje.
Megjithatë, Real Madrid po kërkon të integrojë lojtarin e Milanit në skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm dhe nuk ka plane ta shesë atë përveç nëse ndodh një ndryshim rrënjësor. Nuk përmendet si një opsion i mundshëm për Milanin që ta blejë Diazin pas këtij huazimi dy-vjeçar në San Siro. /FolDrejt/