Sonte dhe nesër zhvillohen ndeshjet e raundit të pestë të fazës së grupeve në Champions League, shkruan Fol Drejt.
Kryendeshja e së martës do të zhvillohet në Signal Iduna Park ku do të takohen Borussia Dortmund dhe Manchester City. Ekipi nga Etihad Stadium aktualisht gjendet në pozitën e parë në grup me 10 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Dortmund ka 7 pikë nga po aq takime të zhvilluara dhe radhitet si e dyta pas Cityt. Takimi do të jetë interesant edhe për faktin se do të ketë rikthim të sulmuesit Erling Haaland në Signal Iduna Park, për herë të parë pas transferimit të tij gjatë verës tek Manchester City. /FolDrejt/
Ndeshjet tjera që zhvillohen sonte:
Grupi E
FC Salzburg-Chelsea
Dinamo Zagreb-AC Milan
Grupi F
Celtic-Shakhtar Donetsk
RB Leipzig-Real Madrid
Grupi G
Sevilla-FC Copenhagen
Borussia Dortmund-Manchester City
Grupi H
Benfica-Juventus
Paris Saint-Germain-Maccabi Haifa