Drejtuesit e Borussia i kanë ofruar futbollistit anglez Jude Bellingham vazhdim të kontratës deri më 30 qershor 2026 me një pagë vjetore prej 15 milionë euro në sezon, raporton Bild gjermane.
Mediat gjermane kujtojnë se kryesia e klubit nga Dortmundi do të diskutojë për vazhdimin e kontratës me Bellingham dhe drejtuesit e tij në ditët në vijim. Borussia dëshiron të mbajë Bellinghamin dhe për këtë arsye i ka ofruar futbollistit të ri gati katër herë më shumë se shuma që ai fiton aktualisht.
Bild raporton se Borussia ka vendosur të kërkojë dëmshpërblim prej 150 milionë euro për Bellingham nëse futbollisti anglez refuzon të vazhdojë kontratën me klubin gjerman./FolDrejt/