Borxhi i përgjithshëm i Gjermanisë në fund të tremujorit të parë të këtij viti arriti në 2,406 miliardë euro, që është 1,6 për qind më shumë se në fund të vitit të kaluar, njoftoi Enti Federal i Statistikave, transmeton Deutsche Welle, përcjell Fol Drejt.
Sipas Byrosë Federale të Statistikave, arsyeja kryesore është, para së gjithash, rritja e shpenzimeve në luftën kundër krizës energjetike.
Vetëm borxhi i shtetit federal në tre muajt e parë të këtij viti është rritur me 2.4 për qind në rreth 1660 miliardë euro, që, siç thuhet, është pasojë e “nevojës së shtuar për financim, si pasojë e krizës aktuale energjetike në lidhje me luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.
Rreth 200 miliardë euro janë rezervuar për të ashtuquajturin frenim të çmimit të gazit dhe mbështetje financiare për furnizuesit e energjisë.
Në nëntor të vitit të kaluar u krijua Fondi për Stabilizim Ekonomik të Energjisë, borxhi i të cilit në tre muajt e parë u rrit për 73 për qind – nga 30 në 52 miliardë euro.
Gjithashtu, borxhi për zbutjen e pasojave të pandemisë u rrit me 53 miliardë lekë dhe u krijua një fond special për nevojat e ushtrisë gjermane të Bundeswehr-it, e cila ka shpenzime prej 802 milionë euro.
Kur bëhet fjalë për provincat, ka pasur një rënie të lehtë të borxhit me 0.5 për qind, në gjithsej 604 miliardë euro.
Më së shumti e ka ulur borxhin Bavaria, me 16.8 për qind, d.m.th. rreth 32.45 milionë euro. Borxhin më të madh, por edhe popullsinë më të madhe e ka North Rhine-Westphalia, ku u shënua një rritje prej rreth tre për qind, në 236 milionë euro.
Mesatarisht, kjo do të thotë se borxhi për banor i Gjermanisë aktualisht shkon në 13,065 euro.
Ndryshe nga sa ndodhi në krahina, borxhi i bashkive u rrit. Aty u shënua një rritje prej 1.9 për qind, në 143 miliardë euro. /FolDrejt/