Borxhi kombëtar i Ukrainës më 30 prill arrin në 124.3 miliardë dollarë, që është afërsisht 116.1 miliardë euro, njoftoi sot kryetari i komisionit të parlamentit të Ukrainës Verkhovna Rada për financat, politikat tatimore dhe doganore, Danilo Getmantsev.
Në një deklaratë në kanalin e tij Telegram, Getmantsev shtoi se borxhi kombëtar i Ukrainës u rrit me 4.4 miliardë dollarë, ose 4.1 miliardë euro, në prill, përcjell Fol Drejt.
Ai saktësoi se pjesa e borxhit të jashtëm në strukturën e borxhit publik është 66,9 për qind – para fillimit të konfliktit me Rusinë ishte 60,9 për qind, dhe pjesa e borxhit të brendshëm është 33,1 për qind – para konfliktit ishte 39,1 për qind./FolDrejt/