Një burrë ka bërë të ditur se nga katër persona ishte futur në një veturë dje në Mitrovicë dhe ishte sulmuar nga njëri prej atyre dyshuarve si pasojë e një borxhi prej 45 euro.
Në raportin e policisë thuhet se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar dhe me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, transmeton KlanKosova.tv.