Borxhi publik i Francës vitin e kaluar arriti në 2 trilionë e 813 miliardë euro.
Instituti kombëtar i Statistikave dhe kërkimeve ekonomike (INSEE) ka publikuar të dhënat për borxhin publik të vendit për vitin 2021, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Borxhi publik i Francës, i përcaktuar sipas kritereve të Mastrihtit, u rrit me 164.9 miliardë euro në vitin 2021 krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 2 trilionë e 813 miliardë euro.
Raporti i borxhit publik ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit, i cili ishte 114.6 për qind në vitin 2020, ra në 112.9 për qind në vitin 2021.
Inflacioni në vend arriti në nivel rekord prej 5.8 për qind në maj./FolDrejt/