Me vendimin e Bashkimit Europian që të ndalojë eksportet për aparaturat mjekësore në vendet jo anëtare të BE, më së shumti është prekur Bosnja dhe Hercegovina.
Momentalisht Bosnja ka mungesë të përgjithshme për testet e Covid19, mungesë të maskave dhe respiratorëve.
Kjo krizë është shkaktuar pasi Bosnja ka qenë e varur nga eksportet e Gjermanisë dhe Austrisë, shkruan Der Standard, përcjell foldrejt.com.
Së fundi në Bosnjë kanë vdekur dy persona, një në lidza dhe një në Konjic, të cilët prej kohësh kanë lutur për testim, megjithatë nuk janë testuar për shkak të mungesave. Të premten kanë ardhur 1000 teste të reja, kryesisht të importuara nga Kina dhe Koreja e Jugut.
Poashtu, për shtetet si Bosnja, Shqipëria, Kosova, Maqedonia është problem edhe blerja e respiratorëve, pasi tani në treg kanë një çmim katër deri pesë herë më të shtrenjtë sesa muaj më parë.
Më së shumti virusi Covid19 është shpërndarë në Republika Srpska, e cila veç ka filluar ta keqpërdorë rastin për ndarje nacionaliste./Foldrejt.com