Është arrestuar sot babai i djalit, i cili mëngjesin e sotëm ka plagosur rëndë një mësues në shkollën fillore në Lukavac, njofton portali “Avaz”.
Sipas njoftimeve, ai është marrë në pyetje në komisariatin e Lukavacit ku ka shpjeguar të gjitha rrethanat lidhur me këtë ngjarje dhe do t’i dorëzohet prokurorisë.
Babai i djalit dyshohet për veprën penale të neglizhencës apo keqtrajtimit të fëmijës apo të miturit, si dhe për veprën penale nga neni 72 i Ligjit për armët dhe municionin, që ka të bëjë me blerjen, posedimin dhe shitjen e paautorizuar të armëve dhe pjesëve thelbësore për armët./FolDrejt/