Alvaro Morata, Paulo Dybala, Miralem Pjanic dhe Lapo Elkann ishin mes atyre që dërguan mesazhe ngushëllimi pasi Cristiano Ronaldo njoftoi se djali i tij i porsalindur kishte vdekur.
Ish-sulmuesi i Juventusit priste binjakë me partneren Georgina Rodriguez, por ndërsa vogëlushja mbijetoi, vëllai i saj i vogël jo.
Ata e kanë konfirmuar lajmin me një deklaratë përmes rrjeteve sociale, ku kanë marrë mesazhe të shumta ngushëllimi, shkruan Telegrafi, përcjell FolDrejt.
Ato përfshinin ish-shokët e tij të skuadrës në Juve, Morata, Dybala dhe Pjanic, plus ish-klubet Real Madrid dhe Sporting CP, si dhe klubi i tij aktual, Manchester United.
Juventusi deri më tani nuk ka komentuar publikisht, por Lapo Elkann – kushëriri i presidentit të Juves, Andrea Agnelli dhe një nga trashëgimtarët e pasurisë familjare – dërgoi një mesazh në Twitter.
“Dhimbja juaj është dhimbja jonë. Ne jemi të gjithë me ju, Georgina dhe familjen tuaj. Të dua shumë, Lapo. Kini forcë”, thuhet në mesazhin e tij. /Telegrafi/