Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se NATO-s i duhet Kosova për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në brezat e ardhshëm në botë.
Kjo pasi sipas tij bota ka ndryshuar dhe NATO duhet që ta pranojë Kosovën.
“NATO-s i duhet Kosova. Ne, populli dhe vendi ynë me NATO-n kemi krijuar lidhje të pathyeshme. Kosova është e mishëruar mes aleatëve në të dy anët e Atlantikut. Bota sot ka ndryshuar, dhe NATO duhet të pranoj Kosovën në dyert e saj të hapura. NATO-s i duhet Kosova. I duhet si vlerë e shtuar, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë për brezat e ardhshëm kudo në Botë. Për Humanitetin, Lirinë, Demokracinë dhe Solidaritetin”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Mehajt:
NATO-s i duhet Kosova
Ne, populli dhe vendi ynë me NATO-n kemi krijuar lidhje të pathyeshme.
Kosova është e mishëruar mes aleatëve në të dy anët e Atlantikut.
Bota sot ka ndryshuar, dhe NATO duhet të pranoj Kosovën në dyert e saj të hapura.