Pavarësisht se Brukseli, Parisi, Uashingtoni, Moskva dhe veçanërisht Athina kanë reaguar ashpër për shpimet për naftë nga anijet turke në bregdetin lindor të Qipros, Turqia si “për inat” ka dërguar anijen e katërt në drejtim të zonës ku mendohet se fshihet pasuri e madhe nafte, informon foldrejt.com, duke u bazuar në mediat perëndimore.
“Kur bëhet fjalë për Qipron, opozita dhe pozita turke janë të bashkuara,” shkruan Der Standard. Lideri i partisë laike turke, Kemal Kiliçdaroglu (CHP), ka kritikuar deklaratat e BE dhe vendoset pas qeverisë së Erdoganit sa i takon çështjes qipriote.
Bile edhe anija që është dërguar në Qipro, quhet Fatih, duke nënkuptuar Sulltanin që pushtoi Konstandinopolin.
20 korrik 1974
Në fakt Qiproja mbeti e pavarur nga Marrëveshja e Lausannës 1923, duke mos ju bashkangjitur as Greqisë dhe as Turqisë. Por kur në ishull u vendosën puçistët grekë në 1974 (pikërisht përpara 45 vitesh), atëherë rrezikohej që Qiproja të bashkohej me Greqinë dhe të rrezikohej popullata turke në ishull.
I menjëhershëm ishte reagimi i qeverisë së atëhershme turke duke u vendosur në pjesën veriore dhe e pushtoi menjëherë. Ngjashëm si në Lausanë edhe atëherë ndodhi një traumë e vogël zhvendosje – turqit shkuan në lindje të ishullit, kurse grekët në perëndim.
Pjesa greke e Qipros është anëtare e BE dhe pretendon se de jure kontrollon gjithë ishullin. Andaj BE ka vendosur sankcione ekonomike Turqisë, që të sprapset nga kërkimet e naftës në bregdetin qipriot. Por reagimi i ministrisë së jashtme turke ishte si vijon: “BE është ajo që ka nevojë për ne – veçanërisht në çështjet e emigracionit. Ata duhet të vijnë me ne. Ata duhet të bisedojnë me ne.”/Foldrejt.com