Nancy Pelosi sapo ka postuar në rrjetin social Twitter pasi ka arritur në Tajvan.
Kryedemokratja amerikane thotë se vizita e delegacionit të saj nderoi “angazhimin e palëkundur të Amerikës për të mbështetur demokracinë e gjallë të Tajvanit”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ajo shtoi se “solidariteti i Amerikës me 23 milionë njerëzit e Tajvanit është më i rëndësishëm sot se kurrë” dhe se vizita e saj “në asnjë mënyrë nuk bie në kundërshtim me politikën e gjatë të Shteteve të Bashkuara”.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kundërshtojnë përpjekjet e njëanshme për të ndryshuar status quo-në,” thotë ajo.