Daily Mail ka marrë informacione se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dëshiron që Kupa e Botës të mbahet çdo tre vjet në vend të çdo katër vjet.
Infantino e konsideron Kupën e Botës në Katar jashtëzakonisht të suksesshme – sipas tij, Botërori i parë dimëror tregoi se futbolli mund të vazhdojë të rritet. Të ardhurat rekord prej shtatë miliardë dollarësh flasin vetë…
“Plani i Infantinos është që kampionati botëror të luhet çdo tre vjet dhe në dy vitet e mbetura të shikojmë kampionatin botëror të klubeve dhe garat kontinentale siç është kampionati europian ”, shkruan Daily Mail.
Sidoqoftë, duhet të jemi në ballë me njoftimet – ndryshimet sigurisht që nuk do të ndodhin para vitit 2030, sepse kalendari është mbyllur deri atëherë. Dhe pas kësaj, Infantino mund të prezantojë kampionatin botëror të planifikuar çdo tre vjet…/FolDrejt/