Banka Qendrore e Republikës se Kosovës ka njoftuar se në vazhdimësi po dezinfekton ndërtesën dhe paratë e gatshme.
Ky proces po ndodh, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes dhe mbrojtjes nga pandemia, thuhet nga zyrtarë të BQK-së.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka marrë të gjitha masat e duhura konform vendimeve dhe udhëzimeve të organeve kompetente”, thuhet në përgjigje.
Po ashtu, BQK ka njoftuar se, ka marr vendim që të pezullohet pagesa e kësteve vetëm për kredimarrësit me vështirësi financiare.
Sipas vendimit, trajtimi i rasteve do të bëhët veç e veç dhe se nuk do të zbatohen pagesa shtesë.
Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 91 raste me koronavirus, një pacient ka vdekur dhe një është shëruar.