Pas një beteje gjyqësore prej 5 vitesh, Brad Pitt e ka fituar luftën për kujdestarinë e fëmijëve me ish- bashkëshorten e tij, Angelina Jolie. Mediat amerikane raportojnë se gjykatësi John Ouderkik vendosi që kujdestaria për 5 fëmijët e mitur të Brad Pitt dhe Angelina Jolie të ndahet 50 me 50, ndërsa vendimi nuk vlen për djalin e tyre 19-vjeçar, Madoxx.
Sipas tabloidit TMZ, aktorja Jolie nuk e ka pritur fare mirë këtë vendim, ndërsa 57 vjeçari duket se është në qiellin e shtatë.
Angelina kishte kërkuar që të merrte vetëm kujdestarinë, por gjykatësi nuk kishte besuar tek frazat që Brad nuk është një prind i përkushtuar ndaj fëmijëve.
Gjykatësi e mori vendimin pas shumë muajsh hetim të hollësishëm dhe me profesionistë për fëmijë. Pas shpalljes së vendimit, Brad ka mundësi që të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tij.