Në raportin e saj 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar mbi rastin e braktisjes së femijës, të ndodhur dje rreth orës 14, në Prizren.
Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e cekur, transmeton Fol Drejt.
Lidhur me rastin janë kontaktuar zyrtarët nga Qendra për Punë Sociale të cilët kanë marrë fëmiun nën përkujdesje poashtu është njoftuar edhe prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/