Presidenti i Brazilit ka bërë thirrje që të krijohet një grup paqeje, i përbërë nga vende që nuk janë përfshirë në konflikt, dhe të punojë për të ndërmjetësuar paqen midis Ukrainës dhe Rusisë, raporton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Luiz Inacio Lula da Silva tha se ai e diskutoi këtë çështje me homologun e tij kinez Xi Jinping në fillim të kësaj jave.
“Mendoj se duhet të ulemi në një tavolinë dhe të themi ‘mjaft, le të fillojmë të flasim’ sepse lufta kurrë nuk solli dhe nuk do t’i sjellë kurrë asnjë përfitim njerëzimit”, tha z. Lula.
Komentet e tij vijnë pasi ai kritikoi SHBA-në dhe Bashkimin Evropian për sigurimin e Ukrainës me armë dhe mbështetje të tjera që nga pushtimi i Rusisë.
Gjermania në fillim të këtij viti thuhet se i kërkoi Brazilit të furnizonte gjithashtu armë, por Lula refuzoi.
Të dielën, ai përsëriti pikëpamjen e tij se vendimi për fillimin e luftës ishte “marrë nga dy vende”, duke u duk se fajësonte Ukrainën dhe duke shtuar se përfundimi i saj do të ishte më i vështirë pasi do të duhej të binden më shumë kombe./FolDrejt/