Brazili i ka dhënë leksion futbolli Serbisë, duke e dominuar me lojë, raste dhe aksione. Brazili arriti fitore me rezultat 2-0 kundër Serbisë në kuadër të Grupit G në rrethin e parë në Kampionatin Botëror “Katari 2022” në “Lusail Stadium” në prani të 88 mijë e 103 shikuesve.
Nga Gëzim Olluri – Fol Drejt
Brazilianët ishin dominant gjatë gjithë takimit duke sulmuar në vijimësi e duke krijuar aksione të rrjedhshme për gol. Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe përkundër rasteve të shumta nga lojtarët e Brazilit. Në pjesën e dytë amerikano latinët i realizuan dy golat e fitores.
Në minutën e 62-të pas një aksioni të rrjedhshëm ishte Richarlison që realizoi për epërsinë e Brazilit. Në minutën e 73-të pas një asistimi nga Vinicius Junior, Richarlison me një gol spektakolar e dyfishoi epërsinë.
Në takimin tjetër të Grupit G, Zvicrra e Xherdan Shaqirit dhr Granit Xhakës ka fituar me rezultat 1-0 kundër Kamerunit, duke i fituar tri pikët e para.
Në takimet e rrethit të dytë më 28 nëntor, nga ora 14:00 Kameruni ballafaqohet kundër Serbisë, ndërsa nga ora 17:00 Brazili luan kundër Zvicrës./FolDrejt/