Zyrtarët e kombëtares braziliane ende po tentojnë të punësojnë si trajner italianin Carlo Ancelottin, pavarësisht synimit të trajnerit të Real Madridit për të qëndruar edhe një vit në stolin e skuadrës spanjolle.
Presidenti i Konfederatës së Futbollit të Brazilit, Ednaldo Rodriguez tha se shpresonte të takohej me Ancelottin në ditët e ardhshme për të diskutuar mundësinë e transferimit të tij.
“Ne e shohim atë si një nga trajnerët më të mirë të futbollit në botë. Ai është një fitues dhe çdo sportist që ka luajtur për të thotë se i mungon dhe se është trajneri më i mirë me të cilin kanë punuar ndonjëherë”, tha Rodriguez.
Ancelotti falënderoi Brazilin për interesimin e tyre, por tha muajin e kaluar se ai do të qëndronte deri në fund të kontratës së tij në Real, me kontratën e tij me Madridin që skadon në 2024.
Brazili ka mbetur pa trajner që kur Tite dha dorëheqjen pas Kupës së Botës në Katar, transmeton Fol Drejt.